I quajti sindikalistë të PAN-it, Jasharaj i përgjigjet Kurtit: Sa i përsërit deklaratat e bëra bajat, ofro zgjidhje për të dalë nga greva

HomeLajme

I quajti sindikalistë të PAN-it, Jasharaj i përgjigjet Kurtit: Sa i përsërit deklaratat e bëra bajat, ofro zgjidhje për të dalë nga greva

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Republikës së Kosovës

Çka mund të bëni në Kosovë me 100 euro
E dhimbshme: Vdes e reja nga Kaçaniku
Me këngën “Distanca” Alejna shpalosë projektin e parë (VIDEO)

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, pas deklaratave se sindikalistët që po bëjnë grevë i takojnë PAN-it.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali, Jasharaj tha se Kurti këtë deklaratë nuk e ka për herë të parë sot, pasi që sipas tij të njëjtat fjalë i ka thënë edhe më para para deputetëve e para mediave.

Sipas Jasharajt, këto deklarata janë të pa asnjë argument dhe të pabazuara.

“Kurti këtë deklaratë nuk e ka për herë të parë sot, e ka thënë edhe para deputetëve, e ka thënë edhe para mediave. Deklaratat e tilla janë pa asnjë argument dhe të pabazuara dhe nuk mund ta kuptoj pse i thotë këto. Deklaraatat e tilla pa argumente, pa asnjë dëshmi i ka thënë mbase duke menduar se do të krijojë ndonjë huti apo përçarje te anëtarësia e SBASHK-ut, kjo u pa se nëse ka pasë një të tillë ka qenë e kotë”, tha ai.

Tutje kreu i SBASHK-ut tha se deklaratat e Kurtit po mundohen t’i mbajnë aktuale edhe në debatet televizive disa analistë, të cilët ai i quan si të afërt me kryeministrin.

“Dhe në vend të përsëritjes së deklaratave të tilla, pa asnjë argument, pastaj edhe disa analistë të afërt të tij po mundohen që të mbajnë aktuale edhe në debatet televizive pa pasë asnjë argument. Kurti e din por poi a kujtoj se në kuadër të anëtarësisë së SBASHK-ut kalon numri prej 25 mijë e që janë të punësuar që nga zgjedhjet në universitet. Janë njerëz që e votojnë secili me vullnetin e tij, disa për LDK, disa Vetëvendosje, disa PDK, disa AAK madje me krenari po them se anëtarë të SBASHK-ut janë edhe kolegët tanë të komunitetit turk dhe ata të komunitetit boshnjak, por edhe ata janë  në grevë dhe këtë Kurti mund ta vërtetojë nëse e viziton Mamushën apo Prizrenin apo ndonjë komunë tjetër”, shtoi tutje Jasharaj. 

Jasharaj po ashtu ka thënë se nuk e di se çfarë mendon të thotë Kurti me këto deklarata, teksa shton se mesa duke kryeministri po harron që koaliconi PDK-AAK-NISMA nuk ekziston më

“Unë nuk mund të di çfarë mendon ai, por deklartat e tij janë pa asnjë argument. Ai sikur nuk po don të harrojë se PAN-i ka ekzistuar dikur dhe tani nuk ekziston sepse në Parlamentin e Kosovës subjektet politike janë veç e veç të përfaqësuara, LDK-ja e ka grupin e vet parlamentar, AKK-ja të vetin PDK-j atë vetin dhe PAN-i ishte dikur dhe nuk është më dhe deklaratat e tilla me qëllim i bën se kanë menduar që anetarësia do të mëdyshet, por anëtarësia besimin e ka treguar edhe më 2 prill kur gati në mënyrë unanime kanë votuar për kryetarin Jasharaj që t’i udhëheq”, tha ai.

Jasharaj ka bërë thirrje tek i pari i Qeverisë që në vend se t’i përsëris këto deklarata të cilat i quan të bëra bajat, më mirë do të ishte që gjatë fundjavës t’i priste Këshillin Grevist të BSPK-së dhe t’u ofronte zgjidhje për të dalë nga greva. Po ashtu ai kërkoi nga Kurti që të mos tentojë që të krijojë mëdyshje, sepse do të rezultojë pa sukses.

“Këto deklarata pa asnjë argument, deklarata të bëra bajat, më mirë do të ishte që të shtunën e të dielën t’i priste Këshillin Grevist të BSPK-së të ulej të bisedonte me ta, jo për t’u takuar e për të nxjerrë ndonjë fjali e gjoja për të më kthyer në humor, por për t’u ofruar ofertë më të pranueshme për anëtarësinë. Kurti ka obligim që të sillet njëjtë se të gjithë qytetarët e Kosovës janë të Kosovës dhe të gjithë qytetarët e dinë për kryeministër zotëri Kurtin  dhe ai duhet të sillet në mënyrë të tillë, mos të tentojë të krijojë mëdyshje të tjera sepse e ka pa sukses por të ulet dhe të bisedojë dhe të ofrojë ofertë e cila do të ishte e pranueshme për anëtarësinë që është në grevë”, përfundoi për Sinjalin Jasharaj.