I riu raporton se u keqtrajtua nga dy persona, policia arreston të dyshuarit

HomeLajme

I riu raporton se u keqtrajtua nga dy persona, policia arreston të dyshuarit

Rrëmbimet, detyrimet e maltretimet janë ndër rastet mjaft të frikshme që cenojnë sigurinë publike pasi po ndodhin në pikë të ditës, kur rrugët janë të

Rrëmbimet, detyrimet e maltretimet janë ndër rastet mjaft të frikshme që cenojnë sigurinë publike pasi po ndodhin në pikë të ditës, kur rrugët janë të mbushura me qytetarë. Raste të tilla të keqtrajtimeve shpesh kanë motiv mosmarrëveshje apo konflikte të mëhershme të personave që përfshihen. Një rast i tillë është raportuar nga një 20-vjeçar,  gjatë ditës së djeshme në Gjilan,  raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima ka denoncuar dy persona, të cilët dyshohen se e kanë dërguar te vendi i njohur si Te pishat” në fshatin Uglarë, ku e kanë sulmuar fizikisht, e madje e kanë goditur edhe me mjete të forta.

Bazuar në dëshminë e të riut të dhënë para hetuesve policorë, ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites dhe të dyshuarit kanë tentuar që ta lidhin, por ai ka arritur të ikë. Derisa po largohej nga aty, viktima ka deklaruar se njëri nga të dyshuarit ka shtënë edhe me armë zjarri.

Denoncimi i tij ka aktivizuar Policinë, me ç’rast një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur një shufër metalike dhe një shkop bejsbolli, që janë konfiskuar nga zyrtarët policorë.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intevristimit e kanë mohuar veprën për të cilën dyshohen. Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit k urdhëruar masën e ndalimit dhe inicimin e rastit.