I shumëkërkuari nga Policia që u bë “sebep” për arrestimin e punonjësit të Policisë dhe djalit të tij në Gjilan

HomeLajmeLokale

I shumëkërkuari nga Policia që u bë “sebep” për arrestimin e punonjësit të Policisë dhe djalit të tij në Gjilan

Sot u raportua për arrestimin e zyrtarit të Policisë së Kosovës nga stafi civil, A.H dhe djalit të tij, të cilët u kapën me kokainë mbrëmë në Gjilan.

Nesër ditë zie në Kosovë për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari
Pa distancë e respektim të masave, aeroporti i Prishtinës stërmbushet me udhëtarë
Shpërthimet në Veri, ambasada gjermane Zero tolerancë ndaj dhunës, mirë që KFOR është atje

Sot u raportua për arrestimin e zyrtarit të Policisë së Kosovës nga stafi civil, A.H dhe djalit të tij, të cilët u kapën me kokainë mbrëmë në Gjilan.

“Sebep” për arrestimin e tij dhe djalit u bë Fiton Spahiu, i shumëkërkuar i Policisë për disa raste të “vjedhjeve” dhe “vjedhjeve” të rëndë.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan kanë bërë ditur se “bossi” i vjedhjeve në rajonin e Gjilanit u ka thënë hetuesve policorë se ka blerë drogë dhe një revole të tipit Ekol Special nga djali i zyrtarit të Policisë – armë e cili iu konfiskua mbrëmë nga Policia.

Mirëpo, për shkak se djali ndodhej në Shqipëri, “misionin” e tij dyshohet se e ka marrë i ati, punonjës i Policisë në Gjilan.

A.H dyshohet se me një veturë të tipit Smart ka shkuar në vilën numër 5 (lokacion i njohur për redaksinë), ku e ka bërë dorëzimin e drogës dhe revoles te 27-vjeçari, Fiton Spahiu.

27-vjeçari që u arrestua mbrëmë bashkë me dy persona të tjerë gjatë një aksioni të Policisë kundër rasteve të vjedhjeve, dyshohet se u dha hetuesve policorë informacione që u bënë “shkëndija” për arrestimin e tyre.

Fiton Spahiu ishte në kërkim nga Policia e Kosovës për rreth 250 raste të veprave penale dhe ishte i dënuar me 12 vjet burgim.

Gjatë arrestimit të tij, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një pistoletë të llojit ‘Ekol special 99’, të kalibrit 9 mm dhe dy fishekë të kalibrit 7.65 mm.

“Gjatë kontrollit po ashtu janë gjetur dhe konfiskuar shumë sende me vlerë si: cigare të llojeve të ndryshme, TV plazma, Play station, mjete të punës, pjesë të automjeteve, telefona dhe gjëra të tjera të cilat ishin vjedhur në lokacione të ndryshme, ku të njëjtat do të përdoren si prova dhe dëshmi materiale lidhur me veprat e kryera”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Fitoni dhe dy të arrestuarit e tjerë për “vjedhje” dhe “vjedhje të rënda”, e kanë pranuar se kanë kryer vjedhje të rënda në lokacione të ndryshme.

Andaj, me vendim të Prokurorit, ata janë ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.