Identifikimi i keqqeverisjes në Gjilan – Arsimi!

HomeLajme

Identifikimi i keqqeverisjes në Gjilan – Arsimi!

1) Konkurset publike shpallen, anulohen, rishpallen, jashtëligjshëm. Edhe nëse bisedoni me qytetarë

1 milion dollarë për kokën e Putinit, multi-milioneri rus premton shpërblim
Ndahet nga jeta Mumin Ibishi, veteran i luftës së UÇPMB-së
Haziri: Brenda 90 ditëve do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor në Gjilan

2) Shkeljet e paragrafit c) të nenit 5, të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës: Rekrutimi i mësimdhënësve, ose vjen nga familjarët e kryetarit të komunës, o të drejtorëve të drejtorive komunale, o të strukturave të degës së LDK-së në Gjilan. Nëse nuk lëshohemi në emra të përveçëm, do të mjaftonte t’i merrnim emrat e atyre që janë dalë si fitues në faqen zyrtare të komunës dhe të shohim lidhjet e tyre, o partiake me pushtetin e kaluar, o lidhje familjare apo të miqve të kryetarit me familjarët e të punësuarve, o militantë të nëndegëve të LDK-së.

3) Punësimi i mësimdhënësve me vija nepotiste, partiake, pastaj ka dëme të mëdha, sepse janë më të fortë se drejtorët e shkollave, pasi që thonë: “Mua më ka punësuar dikush i fortë në komunë dhe mbesin të papërgjegjshëm në vendin e punës”!

4) Testet për rekrutimin e edukatorëve dhe mësimdhënësve janë joprofesionale, me përgjigje mekanike dhe kryesisht me bazë kurrikulën e arsimit parauniversitar. Kurrikula mësohet me trajnime për të gjithë mësimdhënësit. Asnjë pyetje profesionale, e lidhur ngushtë me aplikimin në vendin gjegjës të punës.

5) Kontrabandimi i testeve të rekrutimit të mësimdhënësve para testimit e intervistës: Dalin testet jashtë para zbatimit, e duke ju dërguar militantëve partiakë, për t’i plotësuar në shtëpitë e tyre, për të marrë pikët artificialisht.

6) Drejtorët e shkollave fillore e të mesme të Komunës së Gjilanit, pavarësisht se nuk janë me poste politike sikurse janë drejtoritë komunale, që vijnë nga emërimi dhe shkarkimi prej Kryetarit të Komunës, janë edhe më partiakë se vetë drejtorët e drejtorive komunale. Postet e drejtorëve të shkollave janë profesionale, me konkurs publik, ndërsa në masë të madhe, merrni emrat e të gjithë drejtorëve në mandatet e fundit të kryetarit të komunës, do të shihni se shumica dërmuese janë të ekspozuar publikisht dhe partiakisht në koalicionin drejtues të Komunës së Gjilanit, veçmas LDK-së.

#ndaldegradimin

#PDK177

Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/