Ikja e mjekëve nga Kosova, ish-ministrat: Shëndetësia drejt kolapsit

HomeLajme

Ikja e mjekëve nga Kosova, ish-ministrat: Shëndetësia drejt kolapsit

Ministrat që kanë udhëhequr me dikasterin e shëndetësisë po shprehen të shqetësuar me ikjen e mjekëve nga vendi. Ata thonë se ndër arsyet pse profe

Ministrat që kanë udhëhequr me dikasterin e shëndetësisë po shprehen të shqetësuar me ikjen e mjekëve nga vendi.

Ata thonë se ndër arsyet pse profesionistët shëndetësor po e shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit janë pasiguria e mirëqenies ekonomike dhe pagat e ulëta në Kosovë. Kjo ka bërë që shumë mjekë të orientohen drejt vendeve perëndimore për një vend pune më të mirë.

Ai përmend një varg faktorësh që kanë ndikuar në këtë fenomen, duke e quajtur këtë si “tragjedi” në aspektin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore.

“Largimi i mjekëve nga Kosova dhe shkuarja në vende të tjera për të punuar dhe lënia e sistemit shëndetësor në vend paraqet një prej problemeve më të mëdha në të cilat është duke u ballafaquar shëndetësia dhe për fat të keq institucionet e vendit janë duke nënçmuar këtë problem dhe nuk janë duke i dhënë rëndësinë e duhur. Arsyeja pse po ndodh është se mjekët e rinj e kanë humbur perspektivë profesionale të tyre”.

“Pasiguria e mirëqenies ekonomike, pagat tejet të ulëta të gjitha kanë bërë që profesionistët shëndetësor ta shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit që paraqet tragjedi në aspektin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për popullatën sepse mungesat që do të vërehen në vend pas disa vjetëve janë të jashtëzakonshme”, tha Agani.

Edhe ish-ministri Armend Zemaj e sheh mjaft shqetësuese largimin e mjekëve nga Kosova, kjo për faktin se nuk ka mbështetje dhe përkrahje as nga Qeveria dhe ministria e Shëndetësisë.

“Nuk po shohim asnjë lëvizje. Të paktën një lëvizje nga kjo qeveri në ruajtjen e trurit ose në mbajtjen e profesionistëve shëndetësor në Kosovë. Dhe kjo është shqetësuese mungesa e ligjit të pagave, e përkrahjes financiare dhe e atyre të cilët meritojnë përkrahje. Dhe kjo është gjendja që është duke u zhvilluar sidomos shqetësimi është për ikjen e mjekëve në vazhdimësi ose largimi nga institucionet publike drejt institucioneve private shëndetësore”, tha Zemaj.

“Kapacitet e mjaftueshme i ka të trashëguara nga puna e mirë që është bërë gjatë pandemisë. Por tash duhet përgjegjësi, duhet aftësi për t’iu dalë zot problemeve që kanë qytetarët sidomos në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Por këtë nuk po e shohim as nga qeveria më së paku nga ministri dhe Ministria e Shëndetësisë”.

“… gjendja është ajo që paraqitet shumë reale ankesat e përditshme, mungesat e përditshme qoftë nga lista e barnave esenciale, që është listë e stërzgjatur e ofrimeve shëndetësore. Listat e pritjes tashmë kanë kaluar në ekstrem në pritje dhe problemet që shfaqen dhe që i keni parë qoftë në klinikën e onkologjisë dhe në klinika të tjera që tashmë kanë kaluar në nivel të kolapsit në shëndetësi”.