Inepsketoriati lëshon njoftim për gjuajtjen me armë ku u përfshi polici në Mramor

HomeLajme

Inepsketoriati lëshon njoftim për gjuajtjen me armë ku u përfshi polici në Mramor

Inspektorati Policor i Kosovës ka lëshuar njoftim për incidentin me armë zjarri që ndodhi më 1 maj, në fshatin Mramor, ku u përfshi një zyrtar policor

KFOR: Jemi të gatshëm të miratojmë çdo masë të nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt
Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, uron festën e Kurban Bajramit
Sot në Gjilan mbahet Pena e Flakës

Inspektorati Policor i Kosovës ka lëshuar njoftim për incidentin me armë zjarri që ndodhi më 1 maj, në fshatin Mramor, ku u përfshi një zyrtar policor dhe dy  personat tjerë të përfshirë në këtë rast janë Ylber Syla, 28-vjeçar dhe Festim Ramadani, 22-vjeçar.

Polici Shefit Emini dyshohet se ka plagosur dy persona, në vetëmbrojtje, pasi këta të fundit kanë gjuajtur fillimisht në drejtim të tij.

“Hetuesit e IPK-së me të pranuar njoftimin i janë përgjigjur këtij rasti i cili ka ndodhur të Liqeni i Badocit në fshatin Mramor, Prishtinë, ku zyrtari policor Sh.E, derisa kishte qenë në piknik me shoqërinë e tij, ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri me armë me dy qytetar të armatosur. Zyrtari policor gjatë këtij shkëmbimi të zjarrit me armën zyrtare ka plagosur dy persona të cilët dyshohet se kanë sulmuar zyrtarin policor dhe shoqëruesit e tij që gjendëshin me të në piknik.

Dy personat e dyshuar të përfshirë në incident kanë marr plagë nga arma e zjarrit dhe të njëtit i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike dhe mbeten në QKUK duke vazhduar tretmanin mjeksor”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Sipas IPK-së, “Prokurori i Shtetit ka udhëzuar që në ketë fazë të hetimit të hapet rast penal ndaj dy qytetarëve të përfshirë në këtë rast, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe Armëmbajtje pa leje, dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt, derisa të përmirësohet gjendja shëndetësore e personave të plagosur dhe të njëjtit do të monitorohen nga policia.

Ndërsa zyrtari policor Sh.E, në këtë fazë të hetimit mbetet në cilësinë e dëshmitarit dhe rasti do të hetohet nga Policia e Kosovës, në koordinim me hetuesit e IPK-së dhe të Prokurorit të Shtetit.”

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.