Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka organizuar protestë më 1 mars në ora 15:00 para objektit të Qeverisë së Kosovës, arsyeja e protestës është për
Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka organizuar protestë më 1 mars në ora 15:00 para objektit të Qeverisë së Kosovës, arsyeja e protestës është për të kundërshtuar rangimin e koeficientëve në Ligjin e ri të Pagave, shkruan Gazeta Metro.
Në këtë protest janë bërë bashkë disa nga shoqatat e profesionistëve shëndetsorë si Oda e Infermierëve të Kosovës, Shoqata e Infermierëve të Urologjisë së Kosovës, Shoqata e Instrumentareve të Kosovës dhe Shoqata e Infermierëve të Psikiatrisë së Kosovës, në njoftim ata u kanë bërë thirjë për bashkëngjitje të gjithë profesionistëve shëndetsorë në të gjitha institucionet shëndetsore publike.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar kolegë, infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor,
Duke i’u falenderuar për gatishmërinë dhe mbështetjen tuaj në përpjekjen tonë të përbashkët për t’a kundërshtuar diskriminimin e komuniteteve tona në Ligjin e Pagave, respektivisht rangimin me koeficient të pagave, Sindikata e Infermierëve të Kosovës në bashkpunim me :
Odën e Infermierëve të Kosovës, Shoqatën e Infermierëve të Urologjisë së Kosovës, Shoqatën e Instrumentareve të Kosovës, Shoqatëe e Infermierëve të Psikiatrisë së Kosovës organizon aktivitetin ;
MARSHOJMË PËR PAGË DINJITOZE
MESAZHI /MOTOJA :
“ PAGA DINJITOZE’ “JO DISKRIMINIMIT”
DATA : 01/03/2022, e MARTE
Ora : 15:00
Lokacioni :
Nisja nga Qemdra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë, për të vazhduar drejtë Sheshit “Zahir Pajaziti” dhe për t’a përfunduar në Sheshin “Skenderbeu”, para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ftohen të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor nga e gjithë Kosova, SHSKUK/QKUK, Spitalet Rajonale, QMF-të, QKMF-të, Shërbimet e Mjekësisë Urgiente përveq kujdestarive, që t’I bashkangjiten këtij marshimi.
Në institucionet tjera të sigurohet dhënia e shërbimeve dhe zhvillimi normal i punës pas përfundimit të orarit të rregullt të punë ( ndërrimet ).
Ftojmë të gjithë pjesëmarrësit që t’I respektojnë rekomandimet e MSH dhe IKSHPK, respektivisht bartjen e maskave gjatë zhvillimit të aktivitetit, ndërsa ruajtja e rendit dhe qetësisë publike të jetë në nivelin e duhur dhe nivelin që na takon si profesionist shëndetësor./gazetametro.net