Infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar ndaj luftës së pandemisë COVID-19 do të protestojnë për një orë nesër para objektit të Ministrisë së Shën
Infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar ndaj luftës së pandemisë COVID-19 do të protestojnë për një orë nesër para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Kjo për shkak të pakënaqësive që kanë për mosmarrjen e pagave për gati tre muaj.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Sindikata e Infermierëve të Kosovës dështimin në ekzekutim të pagave tash e potbuajse 3 muaj për stafin mbështetës pranuar nga MSH si mbështetje në luftimin e pandemisë COVID-19 e konsideron të paarsyeshme dhe çasje neglizhuese në raport me këta profesionist.
Sindikata e Infermierëve të Kosovës me kohë ka kërkuar nga institucionet qoftë përmes reagimeve apo edhe deklarimeve publike që ekzekutimi i pagave të bëhet urgjentisht duke pas parasysh faktin që ndonjë ka mundësi që të varet vetëm nga kjo pagë.
Poshtu Sindikata e Infermierëve të Kosovë ka kërkuar dhe kërkon që kontratat e këtyre profesionistëve të vazhdohen, ndërsa të gjinden modalitet që të kthehen në kontrata të rregullta, marrë parasysh munges e madhe dhe mbingarkesën e skajshme të stafit infermieror.
Thënë këtë, Sindikata e Infermierëve të Kosovës e mbështetë plotësisht protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme nga kolegët tanë dhe e konsideron të arsyeshme dhe legjitime.
Shp