Inspektorët e Gjilanit lirojnë hapësirat publike të cilat shfrytëzoheshin nga disa biznese pa u pajisur me leje

HomeLajme

Inspektorët e Gjilanit lirojnë hapësirat publike të cilat shfrytëzoheshin nga disa biznese pa u pajisur me leje

Pas aksionit të Drejtorisë së Inspekcionit në Gjilan për hapësirat publike të bizneseve, të cilat nuk kanë aplikuar për leje për hapësirë publike, ësh

Pas aksionit të Drejtorisë së Inspekcionit në Gjilan për hapësirat publike të bizneseve, të cilat nuk kanë aplikuar për leje për hapësirë publike, është bërë konfiskimi i tavolinave dhe karrigeve të cilat janë vendosur pa u pajisur me leje.

Drejtoresha e Inspekcionit, Entela Hyseni, ka thënë se çdo biznes i cili shfrytëzon hapësirat publike duhet të pajiset me leje për shfrytëzim të hapësirës.

“Inkurajojmë çdo biznes që të sigurojë lejen dhe të vazhdojë punën”, ka thënë drejtoresha e Inspekcionit.