Inspektorët e Tregut aksion në furra të bukës, shqiptohen gjoba

HomeLajme

Inspektorët e Tregut aksion në furra të bukës, shqiptohen gjoba

Inspektorati i Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka inspektuar sot në disa furra të qyteteve të ndryshm

Çka mund të bëni në Kosovë me 100 euro
Vetëm kaq kosovarë do të mund të marrin vizë pune sivjet për në Gjermani
Kryetari Haliti u prit sot nga qytetarët e shumtë, pas besimit që morri nga vitiasit që të qeverisë Vitinë edhe për një mandat të tretë

Inspektorati i Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka inspektuar sot në disa furra të qyteteve të ndryshme të Kosovës lidhur me peshën e bukës.

Sipas Ministrisë gjatë inspektimeve në subjekte dhe qytete të ndryshme, inspektorët e tregut kanë hasur në parregullsi sa i përket mospërputhjes së peshës së bukës.

“Verifikimet po ashtu janë bërë për mashtrimin lidhur me peshën e bukës dhe në disa produkte ka munguar vendosja e deklaracionit, prandaj në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi. Gjatë këtyre inspektimeve janë shqiptuar katër gjoba nga Inspektorati i Tregut.