IPK prangos 26 zyrtarë policorë të dyshuar për korrupsion në Vërmicë

HomeLajme

IPK prangos 26 zyrtarë policorë të dyshuar për korrupsion në Vërmicë

Inspektorati policor i Kosovës deri tani ka arrestuar 26 zyrtarë policorë në pikën kufitare në Vërmicë, gjatë aksionit që ka nisur që nga orët e mëngj

Në vendngjarje u gjet edhe marihuanë, detaje të reja nga vrasja në Gjilan
Rrahman Jasharaj flet për grevën: Dyert i kemi të hapura për marrëveshje, të fillohet me 100 euro mbështetje
Pamje me video: Momenti kur arrestohen policët dhe futen në automjetin e Inspektoratit

Inspektorati policor i Kosovës deri tani ka arrestuar 26 zyrtarë policorë në pikën kufitare në Vërmicë, gjatë aksionit që ka nisur që nga orët e mëngjesit të sotëm.

26 zyrtarët policorë që janë janë vënë në prangat e IPK-së dyshohen se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrje ryshfeti”. Të njëjtit janë dërguar në IPK për intervistim.

Hetimi i nisur rreth një vit më parë ka rezultuar me identifikimin e zyrtarëve policorë të dyshuar për korrupsion, të cilët kanë qenë objekt hetimi nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe ka përfshirë masat e fshehta në koordinim me Prokurorinë dhe të aprovuara nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë dhe nën udhëheqjen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit. Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u [Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë] dhe zyrtarët e AMP-së, Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri)”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Hetimi ka përfshirë edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri_.

Aksioni që është duke vazhduar ende është vazhdimësi e aksionit “Pika”, ku kishin përfunduar të arrestuar mbi 50 zyrtarë policorë.