Ish-deputeti i LDK-së: Paga minimale 250 euro s’i mbulon shpenzimet bazike të qytetarëve

HomeLajme

Ish-deputeti i LDK-së: Paga minimale 250 euro s’i mbulon shpenzimet bazike të qytetarëve

Ish-deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, ka folur rreth pagës minimale prej 250 eurove, duke thënë se ajo nuk i mbulon as për së afërmi shpenzimet bazë

E rrallë në Spitalin e Gjilanit: Specializanti diagnostifikoi në kohë pacienten-Lehonë me një diagnozë mjaft të rrallë dhe kërcënuese për jetën, ”Trombozën cerebrale sinovenoze”
Arrestohen dy persona për bixhoz në Gjilan
Kryetari Hyseni merr mbështetje nga presidentja Osmani për t’i shtyrë përpara projektet zhvillimore për Gjilanin

Ish-deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, ka folur rreth pagës minimale prej 250 eurove, duke thënë se ajo nuk i mbulon as për së afërmi shpenzimet bazë të shportës së qytetarëve.

Ekonomisti theksoi se megjithatë shumë familje nuk e kanë vetëm një burim të të ardhurave.

“Po të ishte vetëm një pagë edhe kjo pagë t’i përgjigjet shportës së qytetarit do të ishte e pamundur, sepse me 250 euro ose 170 sa ka qenë paga bazë para kësaj të fundit është e pa mundur që të mbulohen shpenzimet e qytetarëve, prandaj në këtë situatë është dashur që të ndihmohen familjet të cilat kanë vetëm një burim të pagës”, u shpreh ai në TV1.

Profesori i ekonomisë ka folur edhe për ndarjen e 100 eurove duke thënë se ato duhej të shpërndaheshin tek personat të cilët e kanë vetëm një burim të të ardhurave.

“100 milionët e qeverisë është dashur që të shpërndahen te personat të cilët e kanë vetëm një burim të të ardhurave apo tek personat të cilët nuk kanë fare të ardhura dhe gjysma tjetër e këtyre parave të shpërndahet te sfera të tjera siç është shëndetësia sepse konsideroj që është më urgjente”, tha ai.