Ish-këshilltari e viziton Thaçin në Hagë: Folëm për të gjitha temat jetësore, por jo për burgun

HomeLajme

Ish-këshilltari e viziton Thaçin në Hagë: Folëm për të gjitha temat jetësore, por jo për burgun

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Ismail Syla, ka shkuar në Hagë për ta takuar atë. Ai ka thënë se folën për krejt temat, por jo edhe për burgun, nj

47 fëmijë infektohen me COVID-19, sa është i sigurt kthimi në shkolla?
U kthyen reduktimet: Ky është çmimi i agregatëve në Kosovë
Sot bëhet varrimi i afaristit gjilanas Basri Kqiku

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Ismail Syla, ka shkuar në Hagë për ta takuar atë.

Ai ka thënë se folën për krejt temat, por jo edhe për burgun, njofton Klan Kosova.

“Sot e vizitova Presidentin Thaçi në Hagë dhe u ndjeva mirë me fuqinë e lartë morale të tij. Ndonëse, mbahet padrejtësisht dhe pa faj në paraburgim, biseduam për të gjitha temat jetësore, përpos burgut. Nga aty shihet edhe një dimension tjetër i lirisë së Kosovës, çmimi i çlirimit të saj dhe bërja e shtetit të Kosovës. Shpreh bindjen dhe sigurinë që Presidenti Thaçi, ashtu siç doli faqebardhë në të gjitha fazat historike të Kosovës, do të del ngadhënjimëtar edhe përballë kësaj sfide!”.

Aktakuza kundër katër Thaçit dhe tre ish-krerëve të UÇK-së u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.