Pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të ketë implikime ekonomike për të gjithë Evropën në këtë rast edhe Kosovën, kështu ka thënë, ish-ministri i Bujqësis
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të ketë implikime ekonomike për të gjithë Evropën në këtë rast edhe Kosovën, kështu ka thënë, ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa.
Tutje, ai shtoi se lufta në Ukrainë do të ndikojë edhe në rritjen e kostos së prodhimit në sektorin e bujqësisë veçanërisht te plehrat artificiale.
“Përveç se është një fatkeqësi e nivelit njerëzor pra pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë të një shteti sovran dhe të pavarur kjo do të ketë edhe implikime ekonomike për të gjithë Evropën dhe do të importohet natyrisht sepse jemi ekonomi e tregut të lirë edhe në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai për Ekonomia Online.
“Fatkeqësisht informatat e para nga tereni duket që do të kenë një impakt ose një ndikim kogja negativ në çmimin e imputeve bujqësore. E kam diskutuar këtë edhe në Kuvend më parë, pra çmimi i imputeve bujqësore, veçanërisht tek plehrat artificiale është trefishuar në vitin 2021 edhe në fillim të këtij viti, dhe tani me luftën në Ukrainë me gjasë do të rritet kostoja e sektorit të bujqësisë në Kosovë. Shpresojë dhe iu bëjë thirrje edhe ministrisë së Bujqësisë në këtë rast që të kujdeset për bujqit dhe fermerët kosovarë duke iu siguruar që përmes subvencionimit dhe granteve të ua mbulojnë të paktën një pjesë të kësaj rritje të çmimeve të imputeve bujqësore”.
Edhe ish-ministri i Infrastrukturës, deputeti i AAK-së, Pal lekaj tha se Kosova do të preket ekonomikisht, andaj Qeveria duhet të veprojë sa më shpejt për të subvencionuar fermerët, raporton EO.
“40% të furnizimit janë me drithëra po ashtu me derivate dhe në këtë drejtim duhet të marrim hapa që sa më parë të jemi të gatshëm për të investuar në këtë drejtim”, tha Lekaj.