Ishte duke lëvizur në qytet, Policia ndal dhe kontrollon gjilanasin tek i cili i gjejnë një armë

HomeLajmeLokale

Ishte duke lëvizur në qytet, Policia ndal dhe kontrollon gjilanasin tek i cili i gjejnë një armë

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti Reagues Stacionit Policor Gjilan ka ndalur për një kontrolle rutinë të dyshuarin kosovar shqiptar N.H. (

Në ora 14:00 hapen kafiteritë të cilat i mbylli AVUK në Gjilan
Sot nis numërimi i votave të diasporës
Lutfi Haziri: Urime Dita e Ushtarit të FSK-së

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti Reagues Stacionit Policor Gjilan ka ndalur për një kontrolle rutinë të dyshuarin kosovar shqiptar N.H. (1954).

Gjatë kontrollit në çantën e tij të krahut është gjetur një (1) armë revole të kalibrit 6mm, një (1) karikator përkatës dhe njëzetë (20) fishekë të kalibrit RPU 25 auto, të cilat janë konfiskuar si dëshmi për Gjykatën.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt në prokurori.