Ismet ‘baba’ fiton derbin e madh ndaj Dritës

HomeSport

Ismet ‘baba’ fiton derbin e madh ndaj Dritës

Gjilani ka triumfuar në derbin e madh lokal kundër Dritës (2-0) që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet. Përballja e vlefshme për ja

Përmbledhjet e takimit të çmendur: Feynoord – Drita
Driton Kuka me mesazh emocionues pasi përfundon aventura e Kosovës në Tokio: Po më duket si në ëndërr me dy të arta, ne gëzohemi e qajmë së bashku
Ardian Nuhiu optimist: Do ta përmbysim rezultatin

Gjilani ka triumfuar në derbin e madh lokal kundër Dritës (2-0) që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Përballja e vlefshme për javën e gjashtë në BKT Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet dy rivalëve të përbetuar ishte zhvendosur në kryeqytet.

‘Intelektualët’ e nisën më mirë takimin, mirëpo nuk ia dolën të shënonin në fraksioni e parë të lojës.

Në një ndeshje që u shoqërua edhe me përplasje ndërmjet tifozëve, në fund triumfuan ‘Skifterat’.

Gerhard Progni shënoi për epërsinë e Gjilanit me një goditje nga gjuajtja e lirë (66’), e cila u ndal në rrjetë.

Fitorja u vulos me golin e Shend Kelmendit në minutën e 89-të që shoi shpresat eventuale të Dritës për barazim.