Dy këshilltarë të PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku e Bajram Isufi kanë marrë pozita në ekzekutiv dhe rrjedhimisht duhet
Dy këshilltarë të PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku e Bajram Isufi kanë marrë pozita në ekzekutiv dhe rrjedhimisht duhet të heqin dorë nga mandatet e fituar në zgjedhjet e tetorit 2021.
Leonora Morina Bunjaku është emëruar nënkryetare e Komunës, ndërsa Bajram Isufi – drejtor për Bujqësi, si përfaqësues të PDK-së, e cila është bërë pjesë e koalicionit qeverisës me LVV-në në Gjilan.
Leonora Morina Bunjaku do të zëvendësohet nga Erestina Isufi (146 vota), ndërsa Bajram Isufi nga Ekrem Kryeziu (368 vota) – nga lista zgjedhore e PDK-së, në renditjen sipas numrit të votave.
Ndërkaq, Kadir Huseyin nga PDTK, i cili pritet të emërohet nënkryetar për komunitete, do ta zëvendësojë Emrah Ismail nga ky subjekt, që është i dyti në listën zgjedhore, me 192 vota. /Mediafokus.info/