Në mesin e një varg problemesh me të cilat përballen banorët e qyteteve të Kosovës janë edhe rrugët e prishura e të groposura, shkruan Gazeta Sinjali.
Në mesin e një varg problemesh me të cilat përballen banorët e qyteteve të Kosovës janë edhe rrugët e prishura e të groposura, shkruan Gazeta Sinjali.
Me gropa në mes a anash është edhe rruga “Hamdi Kurteshi” në Gjilan.
Kjo është bërë e ditur përmes disa pamjeve që një sinjalizues i Gazetës Sinjali i ka dërguar në adresë.
Ai është shprehur se “ja si bëhet mbushja e gropave të hapura në mes të rrugës, disa po e disa jo s’po kuptoj si bëhet kjo”




Sinjali edhe më parë ka publikuar pamje të rrugëve të cilat janë dërguar nga sinjalizues të qyteteve të ndryshme, ku janë ankuar se gjendja e tyre është e përkeqësuar.