Jasharaj fton Kurtin t’i bashkohet SBASHK-ut: Nëse punët si kryeminstër nuk t’dalin boll, bëhu anëtar i joni

HomeLajme

Jasharaj fton Kurtin t’i bashkohet SBASHK-ut: Nëse punët si kryeminstër nuk t’dalin boll, bëhu anëtar i joni

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke i atakuar sindikataT ka shkelur ligjin për organizimin si

Tragjedia në Gllogjan: Dyshohet për tre të vrarë, dy prej tyre nxënës që po udhëtonin në autobusin që u qëllua
Fermerët e Gjilanit sot filluan sezonin e korrje-shirjeve
Policia e Kosovës në Gjilan vazhdon me fushatën vetëdijësuese

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke i atakuar sindikataT ka shkelur ligjin për organizimin sindikal.

Jasharaj madje e ka ftuar kryeministrin Kurti që të bëhet anëtar i SBASHK-ut, nëse sipas tij, punët si kryeministër nuk po i mjaftojnë.

“Kryeministri I Kosovës nuk e ka asnjë të drejtë, madje e ka shkelur ligjin mbi organizimin sindikal, duke atakuar sindikatat. Nëse ai i pëlqen sindikata, dhe nuk i del boll detyra që e ka si kryeminisër, dhe ka lënë plot premtime të parealizuar. Unë po ja jepi një mundësi le të bëhet anëtari i SBASHK-ut, pastaj e fiton të drejtën që të votojë dhe të jetë kandidat për t’u zgjedhur”, shtoi Jasharaj në T7.

Ai madje tha se tendencat e Kurtit për t’i kapur sindikatat do t’i shkojnë huq.

“Tendenca e tij për t’i kapur sibndikatat do t’i shkojë huq”.