Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka folur para të pranishmëve në protestën e punëtorëve të sektorit publik. Jasharaj ka thënë se Qeveria po
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka folur para të pranishmëve në protestën e punëtorëve të sektorit publik.
Jasharaj ka thënë se Qeveria po e sheh tani se nuk po flasin individët, por po flasin punëtorët e Kosovë.
Ai madje i bëri thirrje Kurtit edhe të kthehet nga Amerika.
“Qeveria po e sheh se nuk po flet Atdhe Hykolli e Rrahman Jashari, por po flet punëtoria e Kosovës. Qeveri, këta janë njerëzit tu, është turp të qëndroni nën hije, e në Amerikë, e të mos vini këtu, e ta thuani të vërtetën para këtyre njerëzve që po rrijnë në diell”, tha Jasharaj.
“Në të kundërtën, pas kësaj proteste, do të ketë veprime edhe më të rënda, që ne nuk i duam, por ju siç duket po i doni. Heshtja e Qeverisë, nënkupton se ata e dijnë që ne kemi të drejtë. Ne duam Ligj të Pagave, por jo Ligj që na e punon dikush, por që e punojmë edhe ne”, tha Jasharaj.
“Ose do të bisedojmë, ose do të shkojmë në greva të përgjithshme”, tha Jasharaj.