Jasharaj i quan lëmoshë 50 eurot e Qeverisë: S’na duhen, i lusim ilaket dej në rrogë

HomeLajme

Jasharaj i quan lëmoshë 50 eurot e Qeverisë: S’na duhen, i lusim ilaket dej në rrogë

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, sot i shoqëruar me bashkëpunëtorë ka vizituar shkollën “Ismail Qemajli’ në Prishtinë. Ai deklaroi se greva do

Konfirmohet nga KFOR-i, droni që ra në Bair është i tyre
Qemajl Mustafa bënë thirrje të përkrahet Alban Hyseni, Luten e quan ‘Pablo Escobar’
Sindikatat sërish paralajmërojnë protesta, kritikojnë qeverinë për moskomunikim e përkrahje

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, sot i shoqëruar me bashkëpunëtorë ka vizituar shkollën “Ismail Qemajli’ në Prishtinë. Ai deklaroi se greva do të vazhdoje dhe shtesën e Qeverisë prej 50 eurove i quan lëmoshë.

Ai fillimisht i njoftoi të pranishmit për takimin me presidenten Osmani, ndërsa përmendi edhe mospranimin e Kurtit për ta takuar atë.

Jasharaj tha se kjo që po e kërkojnë është e vogël për shtetin tonë, sipas tyre SBASHK-u nuk e dëshiron grevën por nuk kanë gjetur përkrahje nga Qeveria.

“Kemi kërkuar diçka që është e vogël për shtetin tonë, 100 euro. Kjo 100 euro ka ardhë gjatë rrugëtimit tonë në luftë për ligjin e pagave, të cilin ata e vonun, e vonun dhe e vonun. Kolegë të nderuar, nuk kemi lënë derë, nuk kemi lënë njeri që e kom njoftë, që e kemi lutë që të shkojmë në dialog, sepse unë e di se edhe ju edhe ne, grevën nuk e duam. Por, pasi që nuk na mbet asnjë derë çelur… ju e dini bëmë grevën,  atë grevën një orëshe. Por qeveria nuk deshti… dhe tek e fundit doli sa për të treguar se unë boj çka të du, nuk e nigoj askënd dhe doli me atë 50 euro. Që është një shumë që nuk është adresu si duhet dhe as dhe është një shumë që ne nuk na duhet. Ne për lëmoshë e për mëshirë i lusim ilaket ami 20 euro deri në pagë”, ka thënë Jasharaj.