Jasharaj pas intervistimit nga Policia: Lëvizjet i kam të kufizuara, e lus Kurtin të na takojë

HomeLajme

Jasharaj pas intervistimit nga Policia: Lëvizjet i kam të kufizuara, e lus Kurtin të na takojë

Kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj, ka folur për intervistimin e tij nga zyrtarët policor në lidhje me tentim-sulmin të djeshëm ndaj tij.

Numërohen gati të gjitha votat, shqiptarët s’marrin asnjë ulëse në Parlamentin e Serbisë – hedhin akuza ndaj njëri-tjetrit
9 familjarë bëhen llom mes vete ditën e Bajramit
Muhamed Kallaba kandidat i PDK-së për kryetar të komunës së Kamenicës

Kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj, ka folur për intervistimin e tij nga zyrtarët policor në lidhje me tentim-sulmin të djeshëm ndaj tij.

Jasharaj ka thënë se intervistimi ka shkuar mirë dhe se ka treguar në detaje për takimin që kanë mbajtur gjatë së hënës në një shkollë të kryeqytetit.Fatmirësisht, thotë se nuk është goditur por që hedh akuza në drejtim të Qeverisë, për të cilën thotë se po kontribuon në përkeqësim të situatës dhe në sulmet ndaj tij.

Duke folur për rastin e djeshëm, Jasharaj ka thënë se lëvizjet i ka kufizuar për të vetmin qëllim që mos të ketë raste të tilla. Ai apelon te institucionet gjegjëse që të dialogojnë me Sindikatat.

“Mund të jetë edhe ajo që plaku të jetë i nxitur sepse nuk ka qenë i ftuar për atë takim dhe madje nga linçimet që po më bëhen, mund të jetë i nxitur nga dikush tjetër dhe fati deshi që të mbyllet me kaq. E lus kryeministrit që të ulët dhe të bisedojë me ne, sepse fyerjet, sharjet nuk më largojnë nga rruga, sepse këtë betejë e mbaj, pavarësisht situatave që kanë ndodh dhe do të ndodhin”, tha tutje Jasharaj.