Java e dytë e bllokimit të veriut, nëntë barrikada nëpër rrugë

HomeLajme

Java e dytë e bllokimit të veriut, nëntë barrikada nëpër rrugë

Pjesa veriore e Kosovës vazhdon të mbetet e bllokuar, edhe njëmbëdhjetë ditë pas vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin

Valon Syla për mërgimtarët: Ju thojsha që i pinë ka 4 redbulla në vend, po paska edhe asi që i pinë ka 30
Miniera, fabrika, hotele e shtëpi, çfarë asetesh do t’i barten Fondit Sovran të shumëpërmendur nga Kurti
Largohet kamioni i fundit në Rudarë, lirohet rruga pas dy javësh me barrikada

Pjesa veriore e Kosovës vazhdon të mbetet e bllokuar, edhe njëmbëdhjetë ditë pas vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq.

Që nga e shtuna e 10 dhjetorit kur u vendosën barrikadat në Rudarë, ato vazhdojnë të jenë aty përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve që ato të hiqen. Pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, ndërsa në javën që shkoi u njoftua edhe për barrikada të tjera të vendosura nga serbët lokalë.

Policia dje njoftoi për nëntë barrikada në total të vendosura nga serbët, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Që nga vendosja e nëntë (9) barrikadave nga persona/grupe kriminale, situata e sigurisë në veri të vendit vazhdon të jetë e njëjtë, ku si pasojë e këtyre barrikadave dy pikat kufitare “Jarinje” dhe “Bërnjak” ende mbesin të mbyllura për qarkullim”, u tha në një njoftim të policië.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha dje se forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja kanë kërkuar kohë për zhbllokimin e rrugëve në veriun e vendit, ndërsa theksoi se bllokada e tillë nuk mund të lejohet për një kohë të gjatë.

“Ne jemi në koordinim, komunikim të rregullt, të vazhdueshëm, intensiv me KFOR-in dhe padyshim që nuk do të mund të tolerohen shumë gjatë barrikadat e tilla por mos harroni se ajo çfarë po bëjnë strukturat ilegale të Serbisë të shndërruara në banda kriminale tash së fundi është fillimi i fazës së fundit të tyre” – tha Kurti.

Në anën  tjetër nga KFOR nuk kanë deklaruar se kur po synojnë të ndërmarrin hapa drejt heqjes së barrikadave e eliminim të tensioneve. Sidoqoftë, me plot bindje kanë theksuar se po vazhdojnë të qëndrojnë vigjilentë ndaj zhvillimeve të fundit në veri, dhe të aftë ta kryejnë misionin e tyre në Kosovë.

“KFOR vazhdon të jetë jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë të përmbushë misionin e tij që derivon nga Kombet e Bashkuara”, thanë shkurtimisht nga KFOR për Reporteri.net.

Por ky mision ka konfirmuar se ka shtuar prezencën me trupa në veri të Kosovës

Shtimi i konsiderueshëm i trupave të KFOR-it u bë pasi grupe nga Serbia organizuan një protestë në anën serbe të kufirit me Kosovën në Jarinjë dhe u përpoqën të hynin në Kosovë, por u ndaluan me dhunë nga policia e Serbisë. Protesta u organizua nga grupe djathtiste nga Serbia. /Reporteri.net