Ka vdekur në moshën 33-vjeçe, këngëtari i muzikës popullore moderne, Ylber Aliu

HomeLajme

Ka vdekur në moshën 33-vjeçe, këngëtari i muzikës popullore moderne, Ylber Aliu

Ka vdekur në moshën 33-vjeçe, këngëtari i muzikës popullore moderne, Ylber Aliu. Këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka kohë që është trajtua

Arrestohet një person në Gjilan, ishte kërkim nga Gjykata
Gjykata merr vendim për 5 të dyshuarit për vrasjen e Egzon Rafunës në Gjilan
Masat e reja anti-COVID/ Kthehen mbrapsht në Morinë dhjetëra qytetarë të Shqipërisë

Ka vdekur në moshën 33-vjeçe, këngëtari i muzikës popullore moderne, Ylber Aliu.

Këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka kohë që është trajtuar në dializë, pasi rreth tri vite më parë u raportua se nëna e tij i kishte dhuruar veshkën e cila i kishte dështuar së funksionuari, çka e detyroi atë që qysh nga prilli i vitit 2020 të trajtohej në spitale.

Këngëtari, Ylber Aliu njofton se është shtrirë në spital pasi veshka që 2 vite më parë (tashmë 3) ia dhuroi nëna e tij, ka dështuar.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur me anë të rrjeteve sociale këngëtari, Fikret Dauti i cili ka ndarë dy imazhe derisa po i jepte një përqafim të cilin, siç shkroi ai, nuk e ka menduar se do ishte përqafimi i fundit.

“Më dhemb shpirti për ta shkruajtur këtë lajm të rëndl dhe të hidhur, por jeta është e tillë.
Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi, padyshim që caktimit të tij nuk mundemi t’i ikim. Allahu të gradoftë me xhennet, Ylber Aliu. Zoti inshallah të pret me mirësitë më të mira. Ngushllime familjes, Aliu nga Shkupi dhe kolegëve. Allahu ta faltë xhennetin e të gradoftë me xhennet. Ishte përqafimi me plot dashuri, por kurrë nuk e kam menduar se do të ishte përqafimi i fundit. Lamtumirë Ylber,” – shkroi Dauti.

Sipas raportimeve jo zyrtare, thuhet se ditë më parë Aliu i është nënshtuar një operacioni në një nga Spitalet në Shkup, gjersa shkrimi i tij i fundit në rrjetin social “Facebook” nxjerrë në pah pakënaqësinë e tij me trajtimin që i është bërë atje.

“Zoti mos ia mundësoftë askujt me ardhë në Spitalet tona të Shtetit! Katastrofë e madhe.” – pat shkruar Aliu në llogarinë e tij.

Këngëtari nga Shkupi ka qenë baba i tre fëmijëve – dy vajzave dhe një djali./ATV/