Ka zbuluar mbi 200 mina në Ukrainë, Zelensky nderon qenin trim me medalje

HomeLajme

Ka zbuluar mbi 200 mina në Ukrainë, Zelensky nderon qenin trim me medalje

Një qen i vogël i cili ka ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë, duke zbuluar më shumë se 200 mina të vendosura nga ushtria e Putinit u nderua me

Policia e Gjilanit po realizon planin “Siguria në komunikacion” dhe masat anti-COVID-19”
Ikja e mjekëve nga Kosova, ish-ministrat: Shëndetësia drejt kolapsit
Vitia: Nga 170 persona të vdekur këtë javë, 149 ishin të pavaksinuar

Një qen i vogël i cili ka ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë, duke zbuluar më shumë se 200 mina të vendosura nga ushtria e Putinit u nderua me medalje nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Patroni, që në gjuhën ukrainase do të thotë “gëzhojë”, mori medalje nderi për trimërinë dhe guximin që ka treguar në luftën Rusi-Ukrainë.

Qeni 2-vjeçar dhe i zoti i tij , Mikhail Iliev, ishin të pranishëm në Kiev gjatë takimit të Zelensky me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trinto.

Presidentin ukrainas, e përshkroi Patronin si një “ndihmës piroteknik të3 mrekullueshëm”, pak para se t’i jepej Medalja Presiderncioale për përkushtimin e tij në një konferencë shtypi me kryeministrin kanadez.

“Sot, dua të shpërblej ata heronj ukrainas që pastrojnë tokën tonë nga minat, midis heronjve tanë është dhe një ushtar i vogël i mrekullueshëm, një mbrojtës, i cili jo vetëm ndihmon në çaktivizimin e eksplozivëve, por u mëson ushtarëve tanë rregullat e nevojshme të sigurisë, në zonat ku ekziston rreziku i minave”, tha Zelensky gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljes.