Kamberi: Zgjedhjet në Luginën e Preshevës duhet të përsëriten

HomeLokalePolitikë

Kamberi: Zgjedhjet në Luginën e Preshevës duhet të përsëriten

Bartësi i koalicionit Shqiptarët për Luginën Shaip Kamberi, ka thënë se me gjithë 9 mijë e 644 votat e marra nuk është e sigurt që shqiptarët do ta ke

Vetëvendosje në Gjilan: Bashkë Qeverisim
Pensionohet mësuesja Pranvera Haliti, e cila një jetë ia kushtoi arsimit
Mustafa: Lidhja LVV-PDK për qeverisjen 4 vjeçare të Gjilanit është më e natyrshmja dhe më e mira e mundëshme

Bartësi i koalicionit Shqiptarët për Luginën Shaip Kamberi, ka thënë se me gjithë 9 mijë e 644 votat e marra nuk është e sigurt që shqiptarët do ta kenë një mandat në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi tha se zgjedhjet e 3 prillit në Serbi u karakterizua me pjesëmarrje të ultë të shqiptarëve.

Ai theksoi se një numri të madh të shqiptarëve i është pamundësuar votimi nga ana e shtetit serb.

“Megjithë votat e marra ato akoma nuk janë garancë për të fituar një mandat”.

“Zgjedhjet e fundit në Serbi të datës 3 prill u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të votuesve shqiptarë. Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve që rezultoi me shlyerjen e tyre nga listat zgjedhore deligjitimoi procesin zgjedhor, sidomos në Luginën e Preshevës. Shumë shqiptarëve i është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar. Kjo e bën procesin zgjedhor jodemokratik. Zgjedhjet jo të lira”.

Ish-deputeti në Kuvendin e Serbisë shtoi se zgjedhjet në Luginën e Preshevës duhet të përsëriten.

“Prandaj zgjedhjet duhen të përsëriten në Luginën e Preshevës, duke zgjidhur paraprakisht çështjen e mohimit të së drejtës për të votuar për çdo qytetar te të Luginës së Preshevës”, shkroi ai në një postim në Facebook.