Kamenicasi terrorizon fëmijët: Rrah brutalisht gruan, e kërcënon se do ta mbys

HomeLajme

Kamenicasi terrorizon fëmijët: Rrah brutalisht gruan, e kërcënon se do ta mbys

Dhuna në familjet kosovare s’ka të ndalur. Gratë po vazhdojnë të sulmohen pamëshirshëm nga burrat, ndaj të cilëve jo çdo herë po merren masat e duhura

Dhuna në familjet kosovare s’ka të ndalur. Gratë po vazhdojnë të sulmohen pamëshirshëm nga burrat, ndaj të cilëve jo çdo herë po merren masat e duhura të sigurisë.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në një familje në Kamenicë. Pas një mosmarrëveshje, një burrë ka sulmuar brutalisht gruan e tij, në sy të fëmijëve.

Burimet brenda Prokurorisë kanë dhënë detaje lidhur me këtë ngjarje.

Sipas të njëjtave burime, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, duke e goditur me shuplaka në fytyrë e shqelma.

Për të mos mbaruar me kaq, ai e ka kërcënuar të njëjtën se do ta mbyste, duke i terrorizuar fëmijët që ndodheshin në dhomën ku ndodhi ngjarja.

Pas denoncimit të rastit, prokurori kujdestar ka lëshuar urdhër që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe ndaj tij të hapet rasti “dhunë në familje”.

Ndaj të njëjtit, burimet e Sinjalit kanë njoftuar se do të bëhet kallëzim penal, me provat e grumbulluara lidhur me rastin.

Kujtojmë se janë të shumta rastet e dhunës në familje të cilat nuk kanë gjetur mbështetjen e duhur institucionale, si pasojë e së cilës ka ardhur deri te vrasja e grave.