Kapet ‘hajni i patikave’ në Gjilan, Policia zbulon mesazhet me klientët të cilëve u shiste mall të vjedhur

HomeLajme

Kapet ‘hajni i patikave’ në Gjilan, Policia zbulon mesazhet me klientët të cilëve u shiste mall të vjedhur

Ditë më parë në një objekt banesor në rrugën ‘Lufta e Gjilanit 44’ në Gjilan, një person është kapur në flagrancë duke vjedhur atlete para hyrjes së b

Arrestohen katër kosovarë për vjedhje në Austri
Rita Ora uron 28 Nëntorin: Gëzuar ditën e flamurit Shqipëri
Pas 30 vjetëve në Zvicër, kosovarit nuk i vazhdohet leja e qëndrimit për këtë arsye

Ditë më parë në një objekt banesor në rrugën ‘Lufta e Gjilanit 44’ në Gjilan, një person është kapur në flagrancë duke vjedhur atlete para hyrjes së banesave të qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se i dyshuari ishte kapur me një qese në dorë brenda së cilës kishte 6 palë atlete sportive të markave të ndryshme dhe të shtrenjta, nga një banor që lajmëroi menjëherë Policinë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar personin e dyshuar dhe kanë konfiskuar mallin e vjedhur, teksa 49-vjeçari është shoqëruar në stacion për intervistim.

Hetuesit policorë kanë kontrolluar dhe telefonin personal të të dyshuarit, ku kanë gjetur biseda me klientë të tij të cilëve do t’ua shiste atletet e vjedhura.

Ai ka pranuar se në disa banesa kolektive ka kryer disa herë vjedhje të atleteve, të cilat më pas i ka shitur në tregun e veturave.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.