Katër persona përleshen mes vete në një kafene në Gjlan, 39-vjeçari e kafshon në vesh njërin nga të dyshuarit

HomeLajme

Katër persona përleshen mes vete në një kafene në Gjlan, 39-vjeçari e kafshon në vesh njërin nga të dyshuarit

Përleshjet fizike në të cilat përfshihen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë. Vazhdimisht raportohen raste në Polici, por edhe nga qytetarët për

Kosovarët po zhyten në kredi, gjysma e rrogës iu shkon në borxhe ndaj bankës
Flet Isa Mustafa: Referendum që rrëzoi referendumin e Albinit e Vjosës
Sot bëhet varrimi i të riut Eronit Sermaxhaj

Përleshjet fizike në të cilat përfshihen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë. Vazhdimisht raportohen raste në Polici, por edhe nga qytetarët për rrahje mes qytetarëve, të cilat në shumë raste kanë përfunduar tragjikisht. Kjo është shndërruar një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike, raporton Gazeta Sinjali.

Një rrahje brutale ka ndodhur mesditën e djeshme në kafenenë “My bar” në qytetin e Gjilanit, ku katër persona janë përleshur fizikisht mes vete.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur teksa katër burrat po qëndronin në lokal, ku kishin nisur të ofendojnë me fjalë fyese njëri-tjetrin. Zënka dyshohet të ketë vazhduar edhe jashtë hapësirave të lokalit ku njëri 39-vjeçar ka marrë nga vetura e tij një shufër metalike me të cilën ka vazhduar të ofendojë tre të dyshuarit tjerë.

Në këtë situatë tre burrat kanë filluar ta sulmojnë të dyshuarin të cilin e kanë goditur nëpër pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar atij lëndime trupore. Në përleshje e sipër, 39-vjeçari  si sulm ka përdorur kafshimin në vesh ndaj njërit prej të dyshuarve, i cili si pasojë e kësaj është dërguar me urgjencë në spital.

Ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe tre të dyshuarit tjerë, të cilët më pas janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tyre është iniciuar rasti për veprat ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Me urdhër të prokurorit, tre nga të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt.