Katër të rinjë nga Kamenica rrahen në Veri, njërit ia thyejnë hundën tjetri lëndohet në kokë

HomeLajmeLokale

Katër të rinjë nga Kamenica rrahen në Veri, njërit ia thyejnë hundën tjetri lëndohet në kokë

Katër shqiptarë nga Komuna e Kamenicës janë rrahur nga persona të panjohur gjatë ditës së hëne në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën Veriore, raporton

Kurti: Vetëm ne në rajon s’pranuam vaksina nga Rusia ose Kina
Kurti: Po përjetojmë rritje të jashtëzakonshme ekonomike, kemi shtuar rreth 10 mijë vende pune
Në Gjilan do të ndërtohet një strehimore e vogël për trajtimin e qenve endacakë

Katër shqiptarë nga Komuna e Kamenicës janë rrahur nga persona të panjohur gjatë ditës së hëne në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën Veriore, raporton Gazeta Sinjali.

Viktimat që u sulmuan derisa ishin në shëtitore janë të moshës së re dhe janë nga Komuna e Kamenicës, ku njëri ka pësuar lëndime në kokë e tjetri në hundë.

Për shkak të plagëve të marra, dy nga katër personat e sulmuar kërkuan ndihmë mjekësore në pjesën jugore të qytetit.

Sipas raportimeve, njëri prej tyre ka pësuar frakturë në hundë, ndërsa tjetri ka pësuar lëndim në këmbë.

Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës në Jugë, Luljeta Buçinca Zhubi, tregoi për Gazetën Sinjali, se gjatë ditës së djeshme dy persona janë sjellur policia të cilët ishin rrahur në veri nga persona të panjohur.

“Dy viktimat e sjellur në Emergjnecë si shkak i goditjeve kanë pësuar lëndime. Njëri në kokë dhe tjetri në hundë dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë”, tha Buqinca

Besim Hoti, u. d i drejtorit të Policisë Rajonale në Mitrovicën e Veriut, tregoi për Sinjalin se katër meshkuj kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur të hënë rreth orës 16.40 në Shesin “Car Llazar”  në Mitrovicë të Veriut.

Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore për lëndim të rëndë trupor.