KBI në Gjilan dhuron 90 pako ushqimore për nder të fillimit të Ramazanit

HomeLajme

KBI në Gjilan dhuron 90 pako ushqimore për nder të fillimit të Ramazanit

Gjilan – Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan nëpërmjet Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës,

Temperaturat do të arrijnë deri në 35 gradë Celsius
Kastrati e nis javën mbarë, asfaltohet rruga në afërsi të Vivas
Ekskluzive: Aktakuzë ndaj Glauk Konjufcës, ngarkohet për dy vepra penale

Gjilan – Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan nëpërmjet Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, sot ka ndarë 90 pako ushqimore për familjet gjilanase me jetimë dhe me gjendje të rënduar sociale. Pakot ushqimore përbëheshin nga gjërat më elementare për sofrën e Ramazanit, si vaj, miell, sheqer, oriz etj.

Prej këtyre pakove ushqimore, 60 sosh ishin donacion prej Diyanet-it të Turqisë, ndërsa 30 të tjera nga donatorë gjilanasë.

Përveç koordinatorit të shoqatës, z. Agim Hyseni, të pranishëm ishin edhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, z. Naim Aliu, dhe përfaqësuesi i Zyrës për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Turqisë, z. Zymer Ramadani, të cilët të pranishmëve iu uruan Ramazanin e bekuar.

Ky aksion humanitar do të vazhdojë përgjatë gjithë muajit Ramazan. Ftohen të gjithë të interesuarit të kontribuojnë me nga 30 euro për një pako ushqimore dhe pagesën mund ta bëjnë në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan. Urime muaji i madhërishëm i Ramazanit ka njoftuar Agim Hyseni./rajonipress/