KBI në Gjilan, për natën e KADRIT ndau 160 pako ushqimore

HomeLajme

KBI në Gjilan, për natën e KADRIT ndau 160 pako ushqimore

Gjilan – Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti“ për nder të natës së kadrit ka vazhduar tu dalë në ndihmë familjeve në nevojë në Komunë të Gjilanit. U

Kjo është gjendja mëngjesin e sotëm në vendkalimet kufitare të Kosovës
Qeveria ndan 100 milionë euro për ushtrinë, 10 milionë për zjarrfikësit e policinë
Me një lojtar më pak në fushë, Gjilani mposht Dukagjinin

Gjilan – Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti“ për nder të natës së kadrit ka vazhduar tu dalë në ndihmë familjeve në nevojë në Komunë të Gjilanit. U ndihmuan 160 familje skamnorësh prej tyre 60 pako për shoqatat e ndryshme që veprojnë në komunë si shoqata e të verbërve, shoqata e shurdhmemecëve, Hendikos derisa janë ndihmuar edhe 100 familje të tjera të cilat kanë kërkuar ndihmë në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan.

“Bereqeti” falënderon të gjithë ata që kontribuuan në përgatitjen e këtyre pakove ushqimore, si Kompaninë e mirënjohur “Fluidi & RC Cola”, marketin INTEREX, shoqatën “Urtësia” në Zvicër, marketin “DINI” dhe të gjithë personat të cilët kanë kryer pagesën e një pakoje ushqimore në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, duke e lutur Allahun që t’i shpërblejë në këtë botë dhe në ahiret ka shkruar Agim Hyseni.