KEDS-i nis shpërndarjen e faturave sipas tarifës së re, ankohen qytetarët

HomeLajme

KEDS-i nis shpërndarjen e faturave sipas tarifës së re, ankohen qytetarët

KESCO ka nisur zbatimin e vendimit të marrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji për tarifat e reja, i cili hyri në fuqi më 9 shkurt. Teksa sot ka

E pranoi se e rrahu gruan, por Sadat Fejzi dyshohet se e dhunoi edhe vajzën e saj 14-vjeçare
Daut Haradinaj viziton vendin ku u vranë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, kërkon vendosjen e një pllake përkujtimore
BSPK akuzon Qeverinë se po tentojnë ta ndalin grevën duke dhunuar demokracinë

KESCO ka nisur zbatimin e vendimit të marrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji për tarifat e reja, i cili hyri në fuqi më 9 shkurt.

Teksa sot ka nisur shpërndarja e faturave sipas tarifës së re, njofton Klankosova.tv.

Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi edhe zëdhënësi i KESCO-s, Viktor Buzhala.

“Sot ka filluar leximi dhe shpërndarja e faturave, të cilat inkorporojnë në vete tarifat e vjetra dhe të reja, të njehsuara në bazë të metodologjisë, që e kemi bërë të qartë edhe përmes komunikimeve të mëhershme”, tha Buzhala.

Faturat e shpërndara te disa konsumatorë kanë shkaktuar pakënaqësi.

“Miq, do të befasoheni nga fatura e rrymës për këtë muaj! Mua sapo më befasoi! 100%”, ka shkruar artisti Astrit Kabashi.

“Mashallah, Kimetja 99 euro e kusur rrymë, pa nejtë kurrë në banesë, dy veta, veç mbas 5-ve kthehemi në shtëpi…!”, ka shkruar opinionistja Kimete Berisha.