KEDS kap në flagrancë keqpërdoruesit e energjisë elektrike në tre qytete të Kosovës

HomeLajme

KEDS kap në flagrancë keqpërdoruesit e energjisë elektrike në tre qytete të Kosovës

Në Deçan të Pejës, Krajkë të Prizrenit dhe Bardhosh në Prishtinës ekipet e KEDS ndërmorrën aksione kundrejt keqpërdoruesve të energjisë elektrike.

“Komunat rrezikojnë të mbesin pa buxhet”, AKK me kërkesë urgjente për Ministrinë e Financave dhe Transfereve
Dialogu Kosovë-Serbi, caktohet data e takimit të ardhshëm
“Albin Kurti i ke shkelur serbët, nuk mund të na dëbosh nga Kosova”, nis protesta e serbëve në veri

Në Deçan të Pejës, Krajkë të Prizrenit dhe Bardhosh në Prishtinës ekipet e KEDS ndërmorrën aksione kundrejt keqpërdoruesve të energjisë elektrike.

Në këto lokacione disa konsumatorë u zunë në flagrancë duke keqpërdorur shërbimet e energjisë, transmeton Klankosova.tv.

“Përkundër krizës me të cilën po përballet vendi, një pjesë e konsumatorëve po vazhdojnë që ilegalisht të shfrytëzojnë shërbime të energjisë, duke rrezikuar jo vetëm sistemin energjetik, por edhe sigurinë e përgjithshme të qytetarëve. Shfrytëzimi i pakontrolluar i energjisë elektrike, përpos që po shkakton mbingarkesa në rrjet, po rrezikon edhe komplet infrastrukturën energjetike.” thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Tutje, bëhet e ditur se KEDS ka intensifikuar edhe më shumë aksionet duke organizuar kontrolle të shumta te konsumatorët e dyshuar për keqpërdorim.

“Ndaj tyre, përpos që po shqiptohen gjoba, por procedohen edhe për gjykatë, ku sipas ligjit në fuqi, nga kjo vepër ata rrezikojnë të dënohen deri në tre vite burg. Për çdo vit, KEDS ngrit rreth pesë mijë kallëzime penale ndaj atyre që shfrytëzojnë ilegalisht shërbimet e energjisë elektrike.”

Derisa apelohet që në asnjë rrethanë të mos keqpërdoret energjia elektrike dhe në rast se haset në raste të tilla, të shfrytëzohen kanalet e komunikimit përmes Qendrës së Thirrjes në 0800 791 00.

Gjithashtu thuhet se mund të kontaktohen në rrjetet sociale, ku sipas KEDS, secili rast do të trajtohet me konfindencialitet të plotë.