KEDS: Kemi mobilizuar të gjitha ekipet në terren për të rikthyer energjinë elektrike

HomeLajme

KEDS: Kemi mobilizuar të gjitha ekipet në terren për të rikthyer energjinë elektrike

Kompania KEDS ka bërë të ditur se i ka mobilizuar të gjitha ekipet në terren për të rikthyer energjinë elektrike në zonat ku sipas tyre, si pasojë e m

Qeveria mblidhet sot, pritet vendimi për masat e reja antiCOVID
Masat e reja/ Mbyllen fitneset dhe palestrat
Varianti i ri i Covid-19 në Kosovë, flet kryeministri Kurti

Kompania KEDS ka bërë të ditur se i ka mobilizuar të gjitha ekipet në terren për të rikthyer energjinë elektrike në zonat ku sipas tyre, si pasojë e mbingarkesave ka pasur prishje.

“Ekipet tona në terren janë duke bërë përpjekje maksimale që sa më shpejt që është e mundur të rikthejnë furnizimin me energji për zonat që janë afektuar me ndërprerje të energjisë si pasojë e mbingarkesave”, thuhet në njoftimin e KEDS, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se tashmë ekipet gjendet në rrugën “Bajram Kelmendi” në kryeqytet, ku sipas tyre, po bëhet sanimi i dëmit në kabllon nëntokësore.

“Aktualisht, njëra ekip gjendet në rrugën Bajram Kelmendi, ku po bëjnë sanimin e dëmit në kabllon nëntokësore e cila furnizon një pjesë të lagjes Parku, një pjesë të lagjes 4 llullat dhe një pjesë të lagjes së Muhaxherëve”, thuhet në njoftim, përcjell Klankosova.tv.