KEK tregon nëse do t’i kthehemi reduktimeve: A3 do të ndalet për 4 ose 5 ditë

HomeLajme

KEK tregon nëse do t’i kthehemi reduktimeve: A3 do të ndalet për 4 ose 5 ditë

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A3 e Kosovës A është ende në punë, por do të ndalet nga prodhimi për periudhë katër ose pesëdito

Blerim Mehmeti ri-zgjedhet kryetar i sindikatës së SH.F.M.U në nivel të Kosovës
Mërgimtari nga Zvicra fejohet ditën e zgjedhjeve: Tregon arsyet përse zgjodhi këtë datë
“Ishte krejt e gjakosur”, flet qytetari që pa rrahjen brutale të gruas në marketin në Prishtinë

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A3 e Kosovës A është ende në punë, por do të ndalet nga prodhimi për periudhë katër ose pesëditore.

Sipas njoftimit për media, për të mbuluar mungesat e shkaktuara nga kjo ndërprerje, janë ndërmarrë masat e nevojshme që të evitohen reduktimet e energjisë elektrike.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se njësia A-3 është në punë por planifikohet për ndalje 4-5 ditore. Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara, kështu që nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

Në media u raportua se njësia A3 e termocentralit Kosova A do të nxirret nga funksioni këtë mesnatë..

KEK nuk ka dhënë një sqarim mbi arsyet konkrete të ndërprerjes së kësaj njësie.