Këngëtarët dhe klubet e natës do të organizojnë protestë ndaj Qeverisë

HomeLajmeShowbiz

Këngëtarët dhe klubet e natës do të organizojnë protestë ndaj Qeverisë

Klubet e natës së bashku me disa nga këngëtarët e estradës do të protestojnë ndaj Qeverisë. Kjo protestë do të mbahet më 14 korrik në sheshin Skënd

Kurti: Që jeta do të jetojë dhe e drejta do të fitojë është mësimi që na e japin gratë e Krushës
Kujdes kur vozitni në gjendje të dehur apo të paaftë, ndëshkoheni rëndë
Arrestohet i dyshuari i cili kreu vjedhje nën kërcënimin e Armës në Gjilan

Klubet e natës së bashku me disa nga këngëtarët e estradës do të protestojnë ndaj Qeverisë.

Kjo protestë do të mbahet më 14 korrik në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:00.

Në këtë protestë me moton “Qeveri – let us dance”, këngëtarët gjithashtu do të performojnë.

Lajmin e ka bërë të ditur i pari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, i cili ka thënë se Qeveria e ka harruar këtë sektor.

“Më shumë se 1 vit e 5 muaj kemi bërë kompromis për t’i mbyllur bizneset tona, me shumë mund e sakrificë për t’u kujdesë për punëtorë, për të likuiduar qiratë e kreditë, pa mbështetje financiare, pa mbështetje fiskale, pa strategji, pa vizion për turizëm, e tu e rreziku edhe diasporën tonë, remitencën tonë”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

EVENT / PROTESTË
“QEVERI – LET US DANCE”

Të gjitha Klubet e Natës në Kosovë së bashku me estradën, njëzëri kemi vendosur të organizojmë Protestën/Eventin “QEVERI – LET US DANCE” si shenjë pakënaqësie nga harresa e Qeverisë për sektorin tonë.

Më shumë se 1 vit e 5 muaj kemi bërë kompromis për t’i mbyllur bizneset tona, me shumë mund e sakrificë për t’u kujdesë për punëtorë, për të likuiduar qiratë e kreditë, pa mbështetje financiare, pa mbështetje fiskale, pa strategji, pa vizion për turizëm, e tu e rreziku edhe diasporën tonë, remitencën tonë.

Sezona e verës është pjesa më e rëndësishme e vitit për ekonominë dhe sektorin tonë, dhe duke pasur parasysh gjendjen epidemiologjike dhe në pajtim me gjendjen ekonomike të bizneseve tona, tash më shumë se kurrë gjatë pandemisë, është momenti që të HAPEMI!

Kjo event do të organizohet me datë 14 Korrik, në sheshin Skënderbeu, nga ora 20:00. Estrada jonë do të kujdeset për ti dhënë tinguj kësaj proteste me muzikë, duke performuar artistët si:

CAPITAL T,
DAFINA ZEQIRI,
ERMAL FEJZULLAHU,
KIDA,
LEDRI VULA,
LUMI B,
MAJK,
TAYNA,
YLL LIMANI,
DJ BANZ,
DJ DAGZ,
DJ PM.

“QEVERI – KTHEJA NATËS JETËN!”

Shënim: Ky aktivitet është inspiruar nga protestat që janë duke u mbajtur në UK, me moton: LET US DANCE!