Kërkohet paraburgim për menaxherin e Taynes, dyshohet se ia theu hundën një personi

HomeLajmeShowbiz

Kërkohet paraburgim për menaxherin e Taynes, dyshohet se ia theu hundën një personi

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar paraburgim për Rinor Hykollin, të dyshuarin e dytë për rrahjen në diskotekën “Stop”, në Gjilan. Menaxheri

Lëvizja Vetëvendosje: Vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit
42 mijë qytetarë ikën më 2021, Hoti: Kjo do të na kushtojë shumë
Zhduket një pajisje mijëra euroshe e Klinikës së Radiologjisë në QKUK

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar paraburgim për Rinor Hykollin, të dyshuarin e dytë për rrahjen në diskotekën “Stop”, në Gjilan.

Menaxheri i reperes Tayna, Rinor Hykolli, dyshohet se bashkë me Sh.Xh., i ndaluar më 24 korrik, në diskotekën “Stop”, në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshjeje, i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B., në pjesë të ndryshme të trupit, duke ia thyer hundën.

Për shkak të lëndimeve që ia kishin shkaktuar, L.B., ishte detyruar që të kërkonte tretman mjekësor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.