Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata t’ia caktojë 1 muaj paraburgim reperit Fero, i dyshuar për rrahjen brutale të një 19-vjeçari në
Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata t’ia caktojë 1 muaj paraburgim reperit Fero, i dyshuar për rrahjen brutale të një 19-vjeçari në Gjilan.
Kërkesa është dorëzuar në Gjykatë dhe së shpejti pritet të mbahet seanca dëgjimore.
“Prokuroria Themelore ne Gjilan, brenda afatit ligjor, parashtron kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit Feronit Shabani, për shkak të veprës penale Sulmi. Kërkesa për caktimin e Paraburgimit është dorëzuar ne Gjykatën Themelore në Gjilan, e cila pritet të mbajë seancën dëgjimore”.
Ndryshe, Fero përfundoi në ndalim policor pas publikimit të pamjeve ku shihej duke rrahur brutalisht një person në një veturë në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan. Këtë herë gjithë sherri plasi për këngën e reperit tjetër, Unikkatilit, “Po eci”.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se në bazë të deklaratës së Feros të dhënë para hetuesve policorë, kjo këngë që u lëshua me zë të lartë në veturën ku ndodhej viktima ishte arsyeja e sulmit, meqë ai ndihej i provokuar.