Kërkohet që Zelensky dhe ukrainasit të nominohen për çmimin Nobel për Paqe

HomeLajme

Kërkohet që Zelensky dhe ukrainasit të nominohen për çmimin Nobel për Paqe

Disa anëtarë të Parlamentit Evropian dhe qeveri të vendeve të ndryshme evropiane, i kërkuan Komitetit të Nobelit që të shqyrtojë nominimin e president

Fitoi miliona gjatë sfidës në ‘Tik-tok’, Noizy ndërton tri shtëpi për familje shqiptare
Mungesa e artikujve ushqimorë në Moskë: Ruset kacafytën për sheqer, dhe ky është vetëm fillimi
Kolona në Vërmicë, kosovarët nisen drejt Shqipërisë

Disa anëtarë të Parlamentit Evropian dhe qeveri të vendeve të ndryshme evropiane, i kërkuan Komitetit të Nobelit që të shqyrtojë nominimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe popullit të vendit të tij, për Çmimin Nobel për Paqen.

“Burrat dhe gratë e guximshme ukrainase po luftojnë për të ruajtur demokracinë dhe vetëqeverisjen. Nga mospërfillja e presidentit ukrainas të zgjedhur në mënyrë demokratike Volodymyr Zelensky te njeriu i përlotur që i thotë lamtumirë familjes së tij për të luftuar për vendin e tij, njerëzit në mbarë Ukrainën po ngrihen për t’i rezistuar forcat e autoritarizmit”, shkruajnë ata.

Në mediat sociale, “Çmimi Nobel për Paqen” filloi të jetë në trend dhe u diskutua vetëm për popullin ukrainas dhe udhëheqësin Volodymyr Zelensky, prandaj pjesëmarrësit e letrës kërkojnë që procedura e përzgjedhjes për çmimin Nobel të rihapet dhe përzgjedhja të zgjatet deri me 31 mars, raporton Marca.

Me këtë, ata kërkojnë të emërojnë zyrtarisht jo vetëm presidentin Zelensky, por edhe popullin e Ukrainës që ka qenë dëm kolateral i luftës së nisur nga Vladimir Putin, presidenti i Rusisë.

/GazetaSinjali/