Këshilltarja e Albulena Haxhiut i del në krah deputetes së VV-së që u dënua me tri vite burgim

HomeLajme

Këshilltarja e Albulena Haxhiut i del në krah deputetes së VV-së që u dënua me tri vite burgim

Këshilltarja e ministres së Drejtësisë, Nazlije Bala ka përkrahur deputeten e VV-së Jetmire Vrenezi, e cila u dënua me tri vite burgim për keqpërdorim

Sot protestohet ndaj neglizhencës së punimeve në rrugen Gjilan – Kamenicë
A janë të arsyeshme çmimet e autolarjeve në Kosovë?
Çifti në Kamenicë vendosin të ndahen për shkak të xhelozisë, burri i shkon gruas te banesa pas 3 muajsh, ajo s’e lë të hyjë

Këshilltarja e ministres së Drejtësisë, Nazlije Bala ka përkrahur deputeten e VV-së Jetmire Vrenezi, e cila u dënua me tri vite burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas saj Vrenezi po mbronte pronën publike.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Deputetja dhe ish zyrtarja Jetmire Vrenezi u dënua me tri vite burg për shkak se ajo mbrojti pronën publike…aq ishin veprimet e saja”.

Prona publike është e shenjtë, po ashtu mbrojtja e saj është legjitime dhe ligjore. Heshtja karshi uzurpimit dhe degradimit të pronës publike, është bashkëpunim me krimin.

Deputetja dhe ish zyrtarja Jetmire Vrenezi u dënua me tri vite burg për shkak se ajo mbrojti pronën publike…aq ishin veprimet e saja.

Dënime të tilla nuk kemi parë asnjëherë ndaj zyrtarëve të cilët për vite radhazi janë pasuruar kundërligjshëm dhe kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Vendimi i sotëm është në fakt mbrojtje e uzurpatorëve dhe ndëshkim i atyre që mbrojtën interesin publik.