Kështu i parasheh drafti i Ligjit të pagave, shtesat për Policinë dhe Zjarrfikësit

HomeLajme

Kështu i parasheh drafti i Ligjit të pagave, shtesat për Policinë dhe Zjarrfikësit

Në bazë të draftit për Ligjin e Pagave janë mësuar edhe shtesat që pritet t’i marrin një kategori e të punësuarve. Në dokumentin e Siguruar nga Gaz

LDK në Gjilan shënon sot 32-vjetorin e themelimit
Mërgimtarët kosovarë ndalen në Kroaci për t’i qerasur dhe falënderuar Policinë dhe Mjekët që ndihmuan në tragjedinë me autobus
“Franca ka ndryshuar qasje”, në Kosovë ka optimizëm për liberalizimin e vizave

Në bazë të draftit për Ligjin e Pagave janë mësuar edhe shtesat që pritet t’i marrin një kategori e të punësuarve.

Në dokumentin e Siguruar nga Gazeta Sinjali, mësohet se shtesa për kushte specifike të punës pritet të marrin zjarrfikësit, inspektorët, zyrtarët korrektues dhe zyrtarët policor.

“Shtesa e përcaktuar në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni, nuk mund të jetë më e lartë se tridhjetë për qind (30%) e pagës bazë”, thuhet në këtë draft ligj.

Kurse, në bazë të draftit për Ligjin e Pagave, Presidenti i Kosovës do të ketë pagën më të lartë në vend. Koeficienti për pagën e presidentit do të jetë 20.

Ndërsa kryekuvendari dhe kryeministri me koeficient 19. Njëjtë si ta është edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Nënkryetari i Kuvendit, zëvendëskryeministri dhe zëvendëskryetari i Kushteuteses e kanë koeficientin 17, kurse deputeti, ministri e gjyqtari i Kushtetueses me koeficient 16.

Për këtë draft ligj gjatë ditës së sotme ka pasur reagime të shumta edhe nga sindikatat, të cilat e kanë kundërshtuar dhe kanë kërkuar rritjen e koeficientit.