Kështu po shiten mijëra euro të falsifikuara në ‘TikTok’

HomeLajme

Kështu po shiten mijëra euro të falsifikuara në ‘TikTok’

Institucionet e sigurisë së Kosovës, si duket nuk e kanë vërejtur se në rrjetet sociale, konkretisht në ‘TikTok’, po shiten para të falsifikuara, madj

Mustafa: PDK-ja nuk e përkrah asnjërin kandidat për Gjilanin, por unë jam për ndryshim
Caktohen datat dhe vendi i takimit të radhës Rusi-Ukrainë
“Grevë tri javore”, paralajmërimi i Jasharajt për Qeverinë

Institucionet e sigurisë së Kosovës, si duket nuk e kanë vërejtur se në rrjetet sociale, konkretisht në ‘TikTok’, po shiten para të falsifikuara, madje me shuma të mëdha mbi 10 mijë euro, shkruan Gazeta Metro.

Në Kosovë rastet me monedha të falsifikuara vazhdimisht janë në rritje. Numër i madh i tyre po raportohen çdo ditë.

Në rrjetin social ‘Tik Tok’, janë hapur llogari të cilat shesin para të falsifikuara.

Ekziston një llogari me emrin ‘eurofake5‘ që publikon video të parave false dhe të dërgesave që iu bën klientëve të tij. Kjo llogari vë në shitje kartëmonedha false në këmbim të kritpovaluta, si formë pagese më e sigurt.

Metro ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës rreth fenomenit të fundit, si dhe është në pritje të përgjigjes për personat e arrestuar për këto veprimtari ilegale. /gazetametro.net