Këta janë 10 Inspektoret që janë pranuar për regjionin e Gjilanit

HomeLajme

Këta janë 10 Inspektoret që janë pranuar për regjionin e Gjilanit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike listën e 10 inspektorëve të cilët do të angazhohen për respektimin e masave COVID-19 në regjionin e Gjilanit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike listën e 10 inspektorëve të cilët do të angazhohen për respektimin e masave COVID-19 në regjionin e Gjilanit shkruan 06 Press.

Ministria ka bërë të ditur se kandidatët e pakënaqur mund të bëjnë ankesë brenda afatit prej 3 ditësh.Në këtë link mund ta gjeni listën e plotë të inspektorëve të pranuar.

Për këta 10 inspektorë për rajonin e Gjilanit që do të angazhohen në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Ministria e Shëndetësisë, kishte hapur konkurs në muajin gusht, më saktësisht më 20 gusht.Por, angazhimi i këtyre inspektorëve do të jetë me kohë të caktuar, 3 muaj me mundësi vazhdimi edhe për 3 muaj.

Këta inspektorë do të kenë pagën prej 520 euro. Punësimin e këtyre inspektorëve e ka paralajmëruar dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media.

“Dje në mbledhjen e Qeverisë kemi marrë vendim për sat e reja është e pakënaqshme zbatimi i masave, do të shtojmë inspektimet, do të bëjmë 6-fishimin e inspektorëve të AUV. 85 të tjerë plus nga 17 i kemi aktiv 11, 6 janë të sëmurë”, ka thënë Kurti. /06Press/