Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për arrestimin e grupit prej 5 personash të cilët dyshohen se në fund kishin vjedhur gypa të metalit në vlerë prej 5 mi
Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për arrestimin e grupit prej 5 personash të cilët dyshohen se në fund kishin vjedhur gypa të metalit në vlerë prej 5 mijë euro, në hapësirat e jashtme të Spitalit rajonal të Gjilanit, që ishin të instaluar për përçimin e gazit oksigjenik për pacientët e spitalit.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se pesë të dyshuarit që ranë në prangat e Policisë janë: Ronaldo Abedini (shtetas i Shqipërisë), Fitim Latifi,Trinor Kerqeli, Adrian Dervishi dhe Artir Murseli.
Sipas të njëjtave burime, tre të dyshuarit e parë janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda i cili u ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh.
Ndërsa dy të dyshuarit e tjerë do të hetohen në procedurë të rregullt lidhur me këtë rast.
Sinjali mëson po ashtu se për të dyshuarin me shtetësi shqiptare, është njoftuar edhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.