Këta janë dy të arrestuarit që u kapën me rreth 2 kg heroinë në Gjilan

HomeLajme

Këta janë dy të arrestuarit që u kapën me rreth 2 kg heroinë në Gjilan

Dje u zhvilua një aksion i Antidrogës së Policisë së Kosovës, që rezultoi me kapjen e rreth 2 kg heroinë dhe arrestimin e dy personave të dyshuar. Sin

Asociacioni i Komunave kërkon heqjen e orës policore
Masat e reja: Vetëm qytetarët e kësaj moshe nuk kanë nevojë për certifikatë vaksine në kafiteri
Mërgimtarët nisin të kthehen, kjo është gjendja në kufij

Dje u zhvilua një aksion i Antidrogës së Policisë së Kosovës, që rezultoi me kapjen e rreth 2 kg heroinë dhe arrestimin e dy personave të dyshuar. Sinjali mëson se të arrestuarit janë Shaban Isufi nga Bujanoci dhe nipi i tij Fatlum Aliu.

Policia sonte njoftoi se i dyshuari Shaban Isufi është arrestuar në rrugën “Shaban dhe Sami Ukshini”, pasi i njëjti dyshohej për shitblerje të substancave narkotike dhe se po ashtu kishte urdhër-arrest aktiv të Gjykatës Themelore të Gjilanit për vuajtje të dënimit prej 18 muaj e 40 ditë burg efektiv.

Hetuesit e antidrogës në Gjilan, me urdhër të gjykatës kanë bastisur/kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit tjetër Fatlum Aliut, nip i Shaban Isufit, pasi i njëjti dyshohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.