Këta janë dy trajnerë të cilët janë opsion te SC Gjilani për sezonin e ri

HomeSport

Këta janë dy trajnerë të cilët janë opsion te SC Gjilani për sezonin e ri

Orges Shehi dhe Zekirija Ramadani janë në opsion për ta marrë drejtimin e Gjilanit sezonin e ri në futboll. Gjilani të hënën ka mbetur pa trajner.

Osmani: Majlinda është ëndrra jonë e realizuar, është heroina jonë
Drejtori i DKRS-së në Viti Valmir Sahiti viziton dhe i ofron mbështetje klubit të basketbollit KB Vitia
Largohet sekretari i SC Gjilanit pas 9 viteve, klubi e falenderon për kontributin

Orges Shehi dhe Zekirija Ramadani janë në opsion për ta marrë drejtimin e Gjilanit sezonin e ri në futboll.

Gjilani të hënën ka mbetur pa trajner. Ismet Munishi dhe Gjilani kanë ndarë rrugët, ndërsa pas sezonit aktual, Gjilani do ta emërojë një trajner të ri për sezonin e ardhshëm.

“Opsionet tona janë Orges Shehi dhe Zekirija Ramadani. Por do të shohim për opsionin më të mirë të mundshëm”, ka thënë një zyrtar i klubit në kushte anonimiteti për KOHËN.

Shehi është trajner i Tiranës, kurse Ramadani i Egnatias në Shqipëri. Tirana është në garë për titull të kampionit. Është lider me 66 pikë, ndërsa Egnatia në vendin e tetë me 31 pikë. Ramadani ka thënë se është pjesë e Egnatias deri në fund të sezonit.