Këtu mund ta gjeni orarin e reduktimeve te energjisë në lagjen tuaj

HomeLajme

Këtu mund ta gjeni orarin e reduktimeve te energjisë në lagjen tuaj

Nga e mërkura, Kosova ka hyrë në një regjim reduktimesh me energji elektrike. Sipas KEDS’it, reduktimet 8:2 do të përfshijnë të gjithë konsumatorët në

Këngëtarët dhe klubet e natës do të organizojnë protestë ndaj Qeverisë
Popullohet bregdeti i Durrësit, i preferuar edhe gjatë ditëve të para të vitit
Aksident i rëndë në Livoç, njëri person në gjendje të rëndë dërgohet në QKUK

Nga e mërkura, Kosova ka hyrë në një regjim reduktimesh me energji elektrike. Sipas KEDS’it, reduktimet 8:2 do të përfshijnë të gjithë konsumatorët në vend, ani pse në disa vende po zgjasin më shumë.

Por, si mund ta dini se kur do t’ketë reduktime në vendbanimin tuaj?

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, KEDS’I ka bërë me dije se informimi i konsumatorëve për këto kufizime të planifikuara është duke u bërë përmes aplikacionit eKesco(https://fatura.kesco-energy.com/auth/login), për konsumatorët të cilët kanë llogari të hapur në këtë aplikacion.

“Po ashtu në ueb-faqe të KEDS, përmes hartës konsumatorët mund të shohin kufizimet e planifikuara që do të ndodhin në pikën matëse të saj/tij apo të lagjes ku jeton. Po ashtu, edhe mediat do të njoftohen për planin e kufizimeve, pasi këto plane t’i pranojmë nga KOSTT. Ftojmë konsumatorët të cilët nuk kanë llogari të hapur në aplikacionin eKesco, ta hapin atë, si dhe të përcjellin ueb-faqen e KEDS për t’u informuar për këto kufizime”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, KEDS’i ka dal me sqarim pas ankesave të qytetarëve se reduktimet e energjisë elektrike po zgjasin më shumë se dy orë.

Sipas kësaj kompanie, arsye për këto reduktime më të gjata, janë ngarkesat që po shfaqen në dalje gjatë këtij procesi.

“Këto ndalesa sipas planit do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës. Dukuri që po pengon kyçjen me kohë të grupeve të caktuara, janë ngarkesat e mëdha që po shfaqen në dalje gjatë këtij procesi”, thuhet në sqarim.

E që të mos ketë të tilla vonesa, KEDS’i ka sugjeruar konsumatorët që kur s’kanë energji, t’i kenë të shkyçura apo të larguara nga priza.

“Për të eliminuar këtë dukuri, kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve. Konsumatorët të cilët janë pa energji elektrike, sipas planit të kufizimeve duhet që pajisjet elektrike mundësisht t’i kenë të shkyçura apo të larguara nga priza, në mënyrë që procesi i rikyçjes të secilës dalje të realizohet në mënyrë të suksesshme”, thuhet në njoftim.