KFOR-i nuk jep datë se kur do të largohen barrikadat nga veriu – s’komenton as kërkesën e Serbisë për dislokim të trupave

HomeLajme

KFOR-i nuk jep datë se kur do të largohen barrikadat nga veriu – s’komenton as kërkesën e Serbisë për dislokim të trupave

Janë bërë njëmbëdhjetë ditë që kur persona nga grupe kriminale në veri të Kosovës, kanë vendosur nëntë barrikada, duke penguar kështu lirinë e lëvizje

Në Gjilan shënohen aktivitete për ditën e diabetit
“Ka me dhunu e me ta vra gruan, ti nashta pshton”/ Tragjedia në Gjilan ndodhi si shkak i lidhjes intime që i dyshuari kishte me gruan e viktimës
Kurti deklarohet për marrëveshjen: Borrell ndryshoi deklaratën, jo ne

Janë bërë njëmbëdhjetë ditë që kur persona nga grupe kriminale në veri të Kosovës, kanë vendosur nëntë barrikada, duke penguar kështu lirinë e lëvizjes dhe qasjen e qytetarëve të asaj pjese në shërbimet e tyre të nevojshme.

E për heqjen e këtyre barrikadave, kryeministri Albin Kurti gjatë të hënës ka thënë se do të angazhohet KFOR-i derisa ka shtuar se të njëjtit kanë kërkuar edhe pak kohë.

“KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë prej neve, pra ne jemi në, koordinim, komunikim të rregullt të vazhdueshëm intensiv me KFOR-i dhe padyshim nuk do të mund të tolerohen shumë gjatë barrikada të tilla, por mos harroni ajo çfarë po bëjnë strukturat ilegale të Serbisë të shndërruara në banda kriminale tash së fundmi është fillimi i fazës së fundit të tyre. Shteti kurrë nuk ka qenë më në binarë”, tha Kurti.

Reklama

Patrullimet e KFOR-it në veri/Foto:KFOR

Lidhur me situatën atje dhe heqjen e barrikadave, Telegrafi ka pyetur KFOR-in nëse pritet të ndërmerret ndonjë veprim për heqjen e tyre gjatë këtyre ditëve.

Në përgjigjen e tyre thuhet se KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës.

“KFOR-i ka aftësi të plotë, duke përfshirë personelin, për të ofruar një mjedis të sigurt dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet, kudo në Kosovë, nën mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. Që nga tetori, ne kemi përforcuar praninë, duke përfshirë edhe me trupa shtesë dhe shtim të patrullimeve në veri të Kosovës këtë javë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Telegrafin.

Të pyetur rreth kërkesës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq lidhur me dislokimin e deri 1.000 trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë, KFOR-i nuk është përgjigjur konkretisht për këtë çështje duke thënë se “presim nga të gjithë akterët që të koordinohen ngushtë me KROR-in dhe të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës”

Barrikadat në veri

“Ne presim që të gjithë akterët të koordinohen ngushtë me KFOR-in dhe të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës, për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve. Ne i nxisim të gjitha palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të mundësuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Barrikadat janë ngritur më 10 dhjetor në veri të Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Pantiq dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më herët gjatë muajit dhjetor.