KFOR-i s’përgjigjet nëse do t’i heq barrikadat në Veri edhe pse mandati i tyre është për liri të lëvizjes

HomeLajme

KFOR-i s’përgjigjet nëse do t’i heq barrikadat në Veri edhe pse mandati i tyre është për liri të lëvizjes

Janë bërë gjashtë ditë, kur disa nga rrugët në veri të Kosovës vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga serbët, pas dorëheqjeve të pëfaqësuesëve nga insti

Kroacia u jep nënshtetësi dy kosovarëve që luftuan për çlirimin e saj
Gjermani: Së shpejti buka 10 euro?
Rreziku nga terri i mesjetës dhe qentë endacak

Janë bërë gjashtë ditë, kur disa nga rrugët në veri të Kosovës vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga serbët, pas dorëheqjeve të pëfaqësuesëve nga institucionet e Republikës së Kosovës në veri, raporton Gazeta Sinjali.

Si shkak i barrikadave në rrugët e veriut  janë mbyllur edhe dy pikë kalimet kufitare Kosovë-Serbi Jarinje e Bërnjak, ku dhe atje kanë mbetur tash 6 ditë policët e doganierët.

Edhe përkundër se mandati i KFOR-it është për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, kjo nuk po ndodh edhe në veri të vendit, ku serbët atje kanë vendosur barrikada.

Derisa KFOR-i ka disa ditë që nuk janë përgjigjur për Sinjalin se a do ti heqin barrikadat.

Po ashtu as nga Policia e Kosovës nuk janë deklaruar lidhur me veprimet tjera pasi që polica si shkak i barrikadave kanë mbetur në pikë kalimet kufitare Jarinje e Bërnjak  nga 10 dhjetori.

Derisa EULEX-i të pyetur nga Gazeta Sinjali lidhur me atë se a mund  EULEX-i ti heq barrikadat, janë përgjigjur se lidhur me këtë, ju lutemi kontaktoni direkt me KFOR-in.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kërkuar që urgjentisht të hiqen barrikadat në veri të vendit të vendosura nga strukturat ilegale.

Edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga KFOR-i që të garantojë lirinë e lëvizjes në veri.

Ndërsa ministri Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla, i ka kërkuar organizatorëve për largim të menjëhershëm të barrikadave.